Lansimi i “Arnautistan Noir” nga Artrit Bytyçi dhe Ardi Shishko - Gazeta Express
string(61) "lansimi-i-arnautistan-noir-nga-artrit-bytyci-dhe-ardi-shishko"

Lansimi i “Arnautistan Noir” nga Artrit Bytyçi dhe Ardi Shishko

Arte

Gazeta Express

18/05/2023 15:27

Fondacioni Lumbardhi do të lansoj “Arnautistan Noir”, një libër i ri komik i shkruar nga Artrit Bytyçi dhe ilustruar nga Ardi Shishko më 20 maj duke filluar nga ora 18:00 në Kino Lumbardhi.

Rreth eventit:

Lexo Edhe:

Ju mirëpresim në lansimin e “Arnautistan Noir”, librit më të fundit komik nga Fondacioni Lumbardhi. Zhytuni në një univers të historisë alternative ku Prizreni është kryeqyteti i Arnautistanit dhe vendi ku Perandoria dikur në rënie u shndërrua në një Konfederatë. Shkruar nga Artrit Bytyçi dhe ilustruar nga Ardi Shishko, ky libër komik përmban një përvojë gjithëpërfshirëse multimediale me një kolonë zanore të kompozuar nga Liburn Jupolli.

Bëhuni gati për të përjetuar një sërë temash të mprehta dhe provokuese, nga atmosfera e grafiteve nëpër qytet, kafiqi i fshehtë pranë një xhamie, atmosfera në klubin e natës dhe deri te skena e vrasjes. Me ilustrime nga Ardi Shishko dhe një kolonë zanore nga Liburn Jupolli, “Arnautistan Noir” është një koncept unik artistik që nuk do të doni ta humbisni.

“Arnautistan Noir” botohet nën patronazhin e KSci-Fi të StoryLab, i cili synon të promovojë fantashkencën dhe fantazinë nga Kosova përmes organizimit të komunitetit, mbajtjes së punëtorive të shkrimit krijues, mbështetjes së botimeve dhe duke shërbyer si vulë e miratimit dhe rekomandimit për veprat e reja.

Ky projekt u krijua si pjesë e Programit QARK të Fondacionit Lumbardhi. Është mundësuar falë mbështetjes bujare nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe Fondit Ndërkombëtar të Ndihmës së Ministrisë së Jashtme Federale Gjermane, Goethe-Institut dhe partnerë të tjerë.

Biografitë e autorëve:

Artrit Bytyçi

Artrit Bytyçi ka magjistraturë në Shkrime Kreative nga The New School në New York City. Prapavija e njohurive të tij në shkenca biologjike e influencon se si e sheh botën. Është themelues i StoryLab, iniciativë ndërdisiplinore për art, letërsi, teknologji, dizajn, dhe arsim. Është autor i librit të artit “Arbitri” (2021) inspiruar nga zhanri cyberpunk. Libri i tij i ardhshëm, “Atlas of Fantastical Realism” (2023), është me tregime në anglisht që shqyrtojnë proceset e shtet-formimit përmes thjerrës fantastike, absurde, dhe komike.

Ardi Shishko

Ardi Shishko është një artist dhe profesionist krijues i shumëanshëm, me bazë në Prizren. Ai është duke përfunduar studimet për Art dhe Media Digjitale në UBT dhe punon si videograf, fotograf, montazher dhe dizajner. Si një profesionist i pavarur, ai krijon murale dhe ilustrime vibrante të frymëzuara nga arti pop, të cilat mund të shihen në qytete të ndryshme anembanë Kosovës.

/Express/