Land Rover Discovery Sport në Luxury Auto


load
Gazeta Express
15 Tetor 2019 13:45

Në gatishmëri për çdo aventurë familjare, njihuni me Land Rover Discovery Sport.

Nga ekspedita në majat e maleve deri te aventurat familjare, Land Rover ka dizajnuar makina me prestigj dhe qëndrueshmëri në zemër të tyre për mbi 71 vite.

Ju mund të bëheni pronari i Land Rover Discovery Sport nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi. Por fillimisht të shohim se çfarë ju ofron Land Rover Discovery Sport që mund të shihni në Luxury Auto, shtëpinë e Range Rover në Kosovë.

Në tri dekadat e fundit, familja Discovery ka kombinuar dizajn bashkëkohor, fleksibilitet të pakrahasueshëm dhe teknologji të avancuar për familjet me shpirt aventuresk.

Proporcionet e makinës janë optimizuar të projektojnë një dukje sportive së bashku me dritat LED para dhe mbrapa.

Me opsione dhe teknologji të reja përbrenda, Discovery Sport ofron hapësirë dhe komoditet superior, teksa interieri përmban sistem të ri infotainment. Mbi të gjitha këto, ulëset 5+2 sigurojnë fleksibilitet dhe rehati në vozitje.

Discovery Sport është anëtari më i ri në familjen Land Rover dhe kalon kufijtë e sektorit të makinave Premium Compact SUV që Ju mund të shihni nga afër në Luxury Auto, ku gjithashtu janë dhe modelet tjera të veturave Land Rover dhe Jaguar.

Arkitektura e re dhe dizajni i rifreskuar sigurojnë që ky Land Rover të jetë më efikas, më i avancuar, ndërsa teknologjia e bënë dhe më fleksibil se kurrë më parë; duke mbajtur pasagjerët e tij në siguri dhe rehati pavarësisht kushteve.

Ndryshe, të gjitha veturat nga Land Rover mund t’i shihni nga afër në Luxury Auto, nga e hëna deri të shtunën. Ju mund të bëheni pronari i Land Rover Discovery Sport nëpërmes Raiffaisen Leasing dhe Banka Ekonomike Leasing me një super mundësi.

Për detaje na kontaktoni në:

+383 44 600 000

luxuryauto-ks.com/

https://www.facebook.com/autoluxuryshpk/?ref=br_rs

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart