Tifozët e Real Madridit i dhanë një lamtumirë emocionale David Alabës dhe Dani Carvajalit në “Santiago Bernabeu”, gjatë mbrëmjes së veçantë pas fitores 4-2 ndaj Athletic Club.
Në momentin kur Alaba u zëvendësua në minutën e 68-të, tifozët ngritën karrige në ajër, duke rikrijuar festimin e tij të famshëm pas rikthimit dramatik të Real Madridit ndaj Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve në vitin 2022.

— Football with @MMajeedx (@mmtv40014) May 23, 2026
Mbrojtësi austriak u shfaq i emocionuar teksa u largua nga fusha dhe falënderoi klubin, stafin, bashkëlojtarët dhe tifozët për mbështetjen gjatë pesë viteve në Madrid, veçanërisht gjatë periudhës së vështirë të dëmtimit në gju.

Edhe Dani Carvajal nuk i mbajti dot lotët gjatë fjalimit të tij të lamtumirës. Ai falënderoi presidentin Florentino Perez, bashkëlojtarët, familjen dhe tifozët, duke thënë se mbështetja në “Bernabeu” është diçka që nuk mund të përshkruhet, por vetëm të përjetohet.
Lamtumirat e Alabës dhe Carvajalit shënojnë fundin e një cikli të rëndësishëm për Real Madridin. Klubi pritet të hyjë në një fazë rindërtimi, me synimin për të ndërtuar skuadrën rreth brezit të ri të udhëhequr nga Kylian Mbappe. /GazetaExpress/