Lampardi, një hap larg kthimit në Premierligë pas një ndeshjeje dramatike


Gazeta Express
16 Maj 2019 9:26

Pas një ndeshjeje të rrëmujshme në ndeshjen kthyese të gjysmëfinales së play-offit, Derby County, i drejtuar nga Frank Lampard, e fitoi të drejtën të përballet me Aston Villan në finalen e 27 majit për t’u promovuar në Premierligë.

Kjo ndeshje ishte tejet argëtuese dhe dramatike për tifozët, pasi që pati shumë incidente dhe gola në të skuadrat, që ndeshjen e përfunduan me nga dhjetë lojtarë në fushë, transmeton Gazeta Express.

Për Derby Countyn, hera e katërt ishte me fat. Pasi kishte humbur ndaj Leeds Unitedit tri herë këtë sezon, skuadra e Frank Lampardit e siguroi një fitore tejet të rëndësishme si mysafir mbrëmë, për t’i mbajtur shpresat për promovim në Premierligë.

Në gjysmëfinalet e play-offit të Championshipit, nivelit të dytë të futbollit në Angli, Leeds Unitedi e filloi ndeshjen e me epërsi 1:0 nga ndeshje e parë kundër Derbyt. Fillimisht ata e dyfishuan këtë epërsi në rezultat të përgjithshëm, duke e shënuar golin e parë në ndeshjen kthyese.

Por, skuadra e Lampardit iu përgjigj menjëherë atyre duke i shënuar katër gola dhe e fitoi ndeshjen kthyese me rezultat 4:2, apo me rezultat të përgjithshëm 4:3. Rezultati bën që Derby të kualifikohet në finale për promovim në Premierligë, ku do të përballet me shtatë-herë kampionen e Anglisë, Aston Villën.

Derby i shënoi tri gola brenda 14 minutave dhe që të skuadrat e përfunduan ndeshjen me nga dhjetë lojtarë në fushë. Jack Marriot hyri në lojë nga stoli dhe i shënoi dy golat për Derbyn – të parën me prekjen e tij të parë në fushën e lojës.

Derby, i drejtuar nga legjenda e Chelseat Lampard, mori hakmarrje kundër Leeds Unitedit të Marcelo Bielsas. Bielsa ishte zënë duke dërguar spiunë për t’i zbuluar taktikat e Lampardit gjatë sezonit. Më vonë, Bielsa kërkoi falje, mirëpo Lampardi dhe Derby nuk e kishin harruar atë që kishte ndodhur.

Tani, Lampardi dhe lojtarët e tij do të përballen me Aston Villën në finale të këtij play-offi. Derby County nuk ka qenë në Premierligë që mbi dhjetë vjet. Që nga viti 2002, ky klub e ka kaluar vetëm një sezon në Premierligë.

Derby e përfundoi sezonin në pozitën e gjashtë në tabelën e Championshipit. Derbi luajti kundër Aston Villës dy herë këtë sezon dhe i humbi të dyja këto ndeshje, me rezultat 3:0 dhe 4:0. /Gazeta Express/

Te fundit


Kthehu lart