Lampard: Kepa gaboi, s’do të jetë në portën e Chelsean për ndeshjen e ardhshme - Gazeta Express
string(75) "lampard-kepa-gaboi-sdo-te-jete-ne-porten-e-chelsean-per-ndeshjen-e-ardhshme"

Lampard: Kepa gaboi, s’do të jetë në portën e Chelsean për ndeshjen e ardhshme

Gazeta Express

21/09/2020 9:45

Frank Lampard e ka pranuar se Kepa Arrizabalaga e bëri një gabim trashanik në humbjen e Chelseat kundër Liverpoolit në Premierligë dhe konfirmoi se Willy Caballero do të jetë në portë në vend të tij për ndeshjen e Carabao Cup kundër Barnley këtë javë.

Trysnia ndaj Kepës është shtuar dukshëm sepse po vazhdon të bëjë gabime të pafalshme, pasi gabimi i tij ia mundësoi Sadi Manes ta dyfishoi epërsinë e Liverpoolit të dielën në Stamford Bridge, transmeton Gazeta Express.

Lexo Edhe:

25-vjeçari e bëri një gabim të madh edhe në ndeshjen hapëse të Chelseat në Premierligë kundër Brighton të hënën.

“Sa i përket rastit të Kepës, është një gabim i qartë, na kushtoi sepse në atë çast ne e fituam një penallti nga e cila mund ta kishim barazuar rezultatin”, tha Lampard pas humbjes së Chelseat 2:0 kundër Liverpoolit.

“Duhet të vazhdojmë të punojmë. Kepa duhet të vazhdojë të punojë, duhet ta përkrahim kjo është shumë e qartë. Por ishte një gabim i qartë nga ana e tij”, shtoi ai.

“Tani mund ta them se Willy Caballero do të luajë të mërkurën, pavarësisht se çfarë ndodhi sot”, nënvizoi ai. /Gazeta Express/