Lama: U sulmova se fola kundër ekstremizmit fetar në Kosovë


Gazeta Express
17 Korrik 2019 23:45

Diplomatja Alma Lama ka thënë se kishte kërkuar vetë që të bëhej ambasadore e Kosovës në Itali.

Lama ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se ka pasur arsyet e veta për t’i kërkuar asokohe presidentes së vendit, Atifete Jahjaga, që ta bënte ambasadore.

“Arsyeja e parë, lidhet me bindje të mia të thella”, është shprehur ajo.

“S’e kam parë veten pjesë të luftërave të brendshme partiake”, ka deklaruar Lama.

“Kam menduar që mund të jap një kontribut të vlefshëm në diplomaci”, ka theksuar ajo.

Lama ka deklaruar se i është nënshtruar “fushatave linçuese të vazhdueshme dhe të qëllimshme”.

Sipas saj, sulmet që i janë bërë “nuk kanë ndodhur rastësisht”.

Lama ka thënë se është kërcënuar, duke pohuar se sulmet “kanë pasur impakt në sigurinë time dhe të familjes sime”.

Lama ka deklaruar se është sulmuar pasi ka folur kundër ekstremizmit fetar në Kosovë.

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart