Lajmi i fundit: Kërcënohet Agim Bahtiri - Gazeta Express
string(38) "lajmi-ii-fundit-kerenohet-agim-bahtiri"

Lajmi i fundit: Kërcënohet Agim Bahtiri

Gazeta Express

16/10/2020 14:18

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, është kërcënuar me jetë. Afër shtëpisë së tij ka edhe prezencë policore, raporton Express.

Se Bahtiri është kërcënuar me jetë e ka konfirmuar edhe Prokuroria Themelore e Mitrovicës.

Lexo Edhe:

“Prokuroria Themelore e Mitrovicës njofton opinionin se bazuar në informatat dhe të dhënat e pranuara në adresë elektronike nga ankuesi – kryetari i Mitrovicës së Jugut A.B., Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka autorizuar hetuesit policorë të ndërmarrin veprime hetimore mbi dyshime të “Kanosjes, shantazhit dhe detyrimit” ndaj të njëjtit.

Prokuroria Themelore e Mitrovicës, njofton opinionin se si rrjedhojë e kërcënimeve ndaj kryetarit të Mitrovicës së Jugut A.B., është vlerësuar e nevojshme prezenca policore në vendbanimin e ankuesit”, ka deklaruar Prokuroria. /Gazeta Express