Lajmi i fundit: Nuk ka minatorë të ngujuar në minierën e Novobërdës - Gazeta Express
string(66) "lajmi-i-fundit-nuk-ka-minatore-te-ngujuar-ne-minieren-e-novoberdes"

Lajmi i fundit: Nuk ka minatorë të ngujuar në minierën e Novobërdës

Gazeta Express

02/06/2020 12:22

Nga shembja e dheut në minierën e Novobërdës kanë vdekur dy persona, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka konfirmuar u.d. i kryeshefit ekzekutiv të Trepçës, Hysen Vrajolli.

Lexo Edhe:

Megjithatë, ai ka konfirmuar se nuk ka persona të tjerë të ngujuar në minierë, ashtu siç po raportohet në media.

“Nuk ka të tjerë të ngujuar”, ka deklaruar ai për Gazetën Express.

Sot paradite në një nga horizontet e minierës së Novobërdë ka pasur shembje të dheut.

Dy persona raportohet se kanë ndërruar jetë. Vrajolli thotë se bëhet fjalë për një inxhinier dhe një xehetar. /GazetaExpress/