Një vjedhje ka ndodhur në mëngjesin e sotëm në objektin e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë në Fushë-Kosovë, raporton Express
Express mëson se kasaforta e cila u vodh ka pasur para për pagesa të vogla, si dhe dokumente të rëndësishme.
“Para për pagesa të vogla, shuma minimale, dokumente të ndjeshme”, ka thënë për Express një burim nga AUV.
Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka nisur hetimet për vjedhjen e sotme në AUV.
“Lidhur me këtë rast, Prokuroria Themelore në Prishtinë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është duke i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për ndriçimin e rrethanave dhe zbardhjes së plotë të rastit në fjalë”, ka deklaruar Ulaj.
Ndërkohë, lajmin për Express e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës.
“Me datë 22.10.2020 në orën 08:05 në Policinë e Kosovës është raportuar se në një objekt në Fushë Kosovë është kryer një vjedhje. Njësitet kompetente policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke kryer hetime për rastin”, ka deklaruar Hoxha. /GazetaExpress/