Lajmi i Fundit: Ministria e Dhurata Hoxhës e dërgon një njoftim të ri, i korrigjojnë fjalët e O’Connell


Gazeta Express
14 Gusht 2019 15:59

Ministria e udhëhequr nga Dhurata Hoxha i ra pishman për fjalët që i tha në emër të ambasadorit të Britanisë në largim, Ruairi O’Conell. Pasi u kritikuan nga ky i fundit, përcollën një komunikatë tjetër për media. Po del që ambasadori s’ka dhënë lëvdata për luftim të korrupsionit, por ka thënë se vendi është në udhëkryq, raporton Gazeta Express.

Mënjëherë pas takimit që pati me ministren e Integrimeve në detyrë, ambasadori Ruairi O’Conell reagoi përmes Facebook-ut, duke thënë se nuk janë diskutuar ato çështje për të cilat kanë shkruar në komunikatën e Ministrisë.

Në komunikatë thuhej se O’Connell ka vlerësuar punën e institucioneve duke potencuar zbatimin e MSA-së, reformave e sundimit të ligjit, luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit si dhe respektimin e të drejtave të njeriut, në veçanti për procesin integrues, procese këto që duhet bërë edhe më shumë. Të gjitha këto i demantoi ambasadori përmes Facebook’ut.

Për këtë çështje kanë vendosur që të përmirësojnë komunikatën ministria e integrimeve.

Po del që ambasadori në fakt s’ka dhënë lëvdata por kritika.

“Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar, Ruairí O’Connell, vlerësoi që Kosova është në një udhëkryq dhe duhet të ndërmerren hapa për të ecur përpara. Luftimi i korrupsionit dhe nepotizmit mbetet i rëndësishëm, si dhe nxitja e një kulture të proceseve transparente të rekrutimit brenda shërbimit civil”, shkruhet në njoftimin e përmirësuar. /Express

Artikull i sponsoruar

Te fundit


Kthehu lart