Lajmi i fundit: Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj - Gazeta Express
string(48) "lajmi-i-fundit-gjendet-26-vjecarja-nga-skenderaj"

Lajmi i fundit: Gjendet 26 vjeçarja nga Skenderaj

Gazeta Express

25/10/2020 12:00

Është gjetur Egzona Ferati, e cila është raportuar e zhdukur që nga data 19 tetor, raporton Gazeta Express.

Lajmin e ka bërë të ditur, Ridvan Tahiri, nga ekipi i vullnetarëve për gjetjen e saj.

Lexo Edhe:

Sipas tij, Egzona është gjetur jo edhe në gjendje të mirë shëndetësore.

“Është ligësht me shëndet”, shkruan Tahiri, transmeton Gazeta Express.

Ndryshe, sot ishte organizuar aksion masiv për gjetjen e saj, aksioni ishte paralajmëruar edhe nga kryetari i komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, përmes një postimi në Facebook.  

Lajmin për gjetjen e saj e ka bërë të ditur edhe kryetari i Skënderajt, Bekim Jashari, i cili me anë të një postimi në Facebook ka falënderuar të gjithë personat që u angazhuan në gjetjen e saj.

/Gazeta Express/