Lajmërohet Lumir Abdixhiku, u uron suksese ministrave të rinj - Gazeta Express
string(60) "lajmerohet-lumir-abdixhiku-u-uron-suksese-ministrave-te-rinj"

Lajmërohet Lumir Abdixhiku, u uron suksese ministrave të rinj

Gazeta Express

03/06/2020 15:22

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas formimit të qeverisë së re, pjesë e të cilës nuk do të jetë.

Abdixhiku ka thënë se detyra e ministrit ishte privilegj dhe u ka uruar suksese dy ministrave që do të udhëheqin me infrastrukturën përkatësisht ambientin.

Lexo Edhe:

“Sot ishte dita ime e fundit në detyrë. Por edhe dita e parë e rikthimit në normalitet. Me këto dyja shumëçka na ka mbetur në gjysmë. Do t’i vazhdojmë mu aty ku na kanë mbetë. Detyra e ministrit ishte nder dhe privilegj. Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen e dhënë. Pasardhësve në, tani dy ministritë, u uroj sukses”, ka shkruar Abdixhiku. /Express/