Lajmërohet kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit - Gazeta Express
string(63) "lajmerohet-kandidati-i-pdk-se-ia-uron-fitoren-shpejtim-bulliqit"

Lajmërohet kandidati i PDK-së, ia uron fitoren Shpejtim Bulliqit

Lajme

Gazeta Express

30/11/2020 21:43

Kandidati i PDK-së për kryetar të Podujevës, Naim Fetahu e ka uruar kundërkandidatin e tij nga VV-ja, Shpejtim Bulliqin për fitoren në zgjedhjet e djeshme në këtë komunë.

Fetahu përmes një postimi në Facebook është shprehur mirënjohës ndaj qytetarëve të Podujevës ndërkohë që ka këshilluar kryetarin e ri të komunës që t’i marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës.

Lexo Edhe:

Postimi i plotë:

Të dashur qytetarë të Podujevës,

E filluam fushatën në muajin Mars dhe e përfunduam këtë të Diel.Përgjatë kësaj kohe, edhe pse në situatë të rënduar nga pandemia COVID-19, unë isha në kontakt të vazhdueshëm me ju, në takime dhe bashkëbisedime të shumta.

U jam shumë mirënjohës dhe shpreh falënderimet më të përzemërta për ju që më dhatë rastin të shpalosë ofertën time për Podujevën, ofertë e cila besoj që ishte zgjidhja e një krize të kahmotshme e cila e ka kapluar qytetin tonë, por që ajo nuk e mori mbështetjen e nevojshme.

E uroj z. Shpejtim Bulliqi dhe i dëshiroj punë të mbarë. Kërkoj që ti marrë urgjentisht parasysh kërkesat dhe hallet e qytetareve te Podujevës, sepse ata e meritojnë një jetë më të mirë.

Unë nuk do të ndalem por do të mbes i përkushtuar për punë në të mirë të qytetarit dhe vendit.

Duke ju falënderuar përzemërsisht secilin nga ju që më ndihmuat në ketë kohë të vështirë për vendin, ju them se u jam mirënjohës përgjithmonë.