Kthehu lart

​Zyrtare: Shpend Ahmeti kryetar i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri nënkryetar, Aida Dërguti sekretare

​Zyrtare: Shpend Ahmeti kryetar i Partisë Socialdemokrate, Visar Ymeri nënkryetar, Aida Dërguti sekretare GazetaExpress

Kuvendi i Jashtëzakonshëm i Partisë Socialdemokrate ka zgjedhur me shumicë votash kryetarin e saj Shpend Ahmetin. 

Sipas një njoftimi të kësaj partie, bëhet e ditur se nënkryetar është zgjedhur Visar Ymeri, ndërsa sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

“Në këtë mbledhje u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe morëm vendim që PSD të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN para zgjedhjeve të fundit parlamentare”, thuhet në njoftim.

Ndryshe, PSD në orën 17:00 mban konventën e saj. /GazetaExpress/. 

    Data: 09 Maj 2018 16:09
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera