Kthehu lart

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR

Zyrtare: Nënshkruhet marrëveshja PAN-AKR GazetaExpress

Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma për Kosovën e kanë zgjeruar koalicionin e tyre, duke përfshirë në të edhe Aleancën Kosova e Re.

Partia e Behgjet Pacollit ka nënshkruar marrëveshje me koalicionin PAN, duke i hapur kështu rrugë formimit të institucioneve të reja të vendit.

Marrëveshja është nënshkruar nga Kadri Veseli (PDK), Ramush Haradinaj (AAK), Fatmir Limaj (Nisma) dhe Behgjet Pacolli (AKR).

Kreu i AKR'së, Pacolli, pas nënshkrimit të marrëveshjes është shprehur i kënaqur me nënshkrimin e marrëveshjes, duke thënë se pret të kenë hapësirë për të punuar.

"Neve na presin shumë punë. Jam i bindur se do t'i tejkalojmë”, ka thënë Pacolli.


    Data: 04 Shtator 2017 18:42
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera