Kthehu lart

Zjarr në një shtëpi në Dragodan

Zjarr në një shtëpi në Dragodan GazetaExpress

Një shtëpi në Lagjen Dragodan është kapluar nga zjarri dhe një person ka mbetur i ngujuar në tavanin e shtëpisë, raporton T7.

Ngjarja ka ndodhur pak orë më parë dhe bëhet fjalë për një shtëpi që gjendet përballë Ambasadës së Maqedonisë.

Për këtë zjarrfikësit kanë dalë menjëherë në vend të ngjarjes. 

Ata i kanë thënë televizionit se është djegur vetëm tavani i shtëpisë dhe se kanë arritur të shpëtojnë në kohë pronarin.

Momentalisht në vend të ngjarjes ka dalë edhe ekipi i forenzikës./Express

    Data: 06 Dhjetor 2018 14:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera