Zeka: Thaçit palla s'i ha se çfarë themi ne, nuk rrëzohet me protesta

​Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Milaim Zeka, ka folur rreth kundërshtimeve ndaj planit të presidentit të vendit, Hashim Thaçi, për “korrigjimin e kufijve” mes Kosovës dhe Serbisë.

GazetaExpress

Zeka ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se Thaçit nuk i bëjnë përshtypje reagimet nga kundërshtarët e tij politikë.

“Hashim Thaçit palla nuk i ha" se çfarë thonë të tjerët, është shprehur ai.

Zeka ka thënë se Thaçi është Erdogan i Kosovës, teksa i është referuar presidentit të Turqisë, i cili gjerësisht kritikohet për prirjet e tij diktatoriale.

Sipas tij, askush s’duhet të ketë dyshime rreth kësaj.

Zeka po ashtu ka komentuar protestën e thirrur nga Lëvizja Vetëvendosje, kundër Thaçit.

Ai ka vlerësuar se Thaçi s'mund të rrëzohet me protesta. Këtë, sipas tij, mund ta bëjnë vetëm deputetët në Kuvendin e Kosovës. /Express/

Të tjera

Lajmet e fundit