Kthehu lart

Zbulohen emrat e të plagosurit dhe dorasit në Istog

Zbulohen emrat e të plagosurit dhe dorasit në Istog GazetaExpress

Një person është plagosur pasditen e djeshme në Istog. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Muzhevinë.

Indeksonline mëson se emri i të plagosurit është Ukë Idrizaj. Policia e ka konfirmuar se një person është arrestuar si i dyshuar për këtë vepër.

I arrestuari është L. Arifaj nga Istogu. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se një kontest pronësor ka shpenë deri te ky sherr.

I plagosuri është jashtë rrezikut për jetë.

“Dje kemi pranuar një informatë se në fshatin Muzhevinë të Istogut, rreth orës 17:10 ka ndodhur një rast i plagosjes. Pasi ka dal në vendin e ngjarjes, policia ka vërejtur njolla gjaku, kurse personi i plagosur nuk ka qenë në vendin e ngjarjes. Policia është informuar se një i dyshimtë k/shqiptar e ka goditur me një plumb viktimën në pjesën e epërme të këmbës së majtë”, thuhet në njoftimin e policisë.

Viktima fillimisht ka pranuar trajtim mjekësor në QMF në Istog, e pastaj është dërguar në spitalin rajonal në Pejë.

    Data: 11 Tetor 2018 12:08
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera