Kthehu lart

Vrasja e reperit XXXTentacion: Policia prangos një të dyshuar si autor të krimit

Vrasja e reperit XXXTentacion: Policia prangos një të dyshuar si autor të krimit GazetaExpress

Policia ka arrestuar një person në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, i cili akuzohet për vrasjen e reperit të njohur XXXTentacion pak ditë më parë.

I dyshuari është Dedrick D Williams, 22 vjeç. Reperi 20 vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Jahseh Onfroy, u vra në jug të Floridës ditën e hënë.

Mësohet se reperi po dilte nga një koncesionar motorësh kur dy persona të armatosur iu afruan dhe njëri prej tyre e qëlloi, përcjell TCh.

Të dyshuarit, të cilët mendohet se kërkonin ta grabisnin, u larguan me një SUV me ngjyrë të errët. 20-vjeçari ishte një artist që gjithmonë u rrethua nga polemika gjatë karrierës së tij të shkurtër dhe aktualisht po përballej me akuza për dhunë në familje.

Dedrick D Williams


    Data: 21 Qershor 2018 18:50
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera