Kthehu lart

Vjedhje në një qendër tregtare në Prizren

Vjedhje në një qendër tregtare në Prizren GazetaExpress

Persona të panjohur kanë grabitur para në Qendrën Tregtare “ABI”, e cila gjendet afër Spitalit të Prizrenit.

Shuma e parave të vjedhur ende nuk dihet.

Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Vesel Gashi, ka konfirmuar vjedhjen që ka ndodhur në këtë qendër tregtare.

“Policia është duke hetuar rastin e vjedhjes”, tha Gashi për “PrizrenPress”.

Vjedhja ka ndodhur mbrëmë, pas orarit të punës.

“Policia po i mbledh të gjitha provat për t’i zbuluar hajnat”, tregon ai.

    Data: 11 Shkurt 2019 19:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera