Kthehu lart

Veseli: Marrëveshja Maqedoni-Greqi i jep fund konfliktit shumëvjeçar

Veseli: Marrëveshja Maqedoni-Greqi i jep fund konfliktit shumëvjeçar GazetaExpress

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka uruar kryetarin e Kuvendit të Maqedinisë, Talat Xhaferi, për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë lidhur me emrin.

"Ratifikimi i marrëveshjes për emrin, nga parlamenti i Maqedonisë sot, është një arritje e madhe për paqen në Ballkan, pasi i jep fund një konflikti shumëvjeçar dhe hap një kapitull të ri të mirëkuptimit dhe fqinjësisë së mirë me Greqinë.

I përcjell urimet më të mira homologut tim z. Talat Xhaferri, si dhe deputetëve që sot me votën e tyre zhbllokuan rrugën e anëtarësimit në NATO dhe BE të këtij vendi.

Jam krenar e mirënjohës për bashkëkombasit tanë që jetojnë në këtë shtet, të cilët kanë luajtur një rol konstruktiv dhe kanë qenë gjithmonë mbështetësit më të zellshëm të integrimit Euro-Atlantik", thuhet në urimin e kryeparlamentarit Veseli.

    Data: 20 Qershor 2018 19:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera