Kthehu lart

Veseli kujton Kofi Annanin: Bota ka humbur një diplomat dhe paqedashës

Veseli kujton Kofi Annanin: Bota ka humbur një diplomat dhe paqedashës GazetaExpress

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Ish-Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, Kofi Annan.

Veseli nëpërmjet rrjetit Facebookut, ka përkujtuar Annan.

“Institucionet dhe qytetarët e Kosovës do ta mbajnë mend gjithmonë emrin e ish-sekretarit të OKB’së, Kofi Annan, i cili gjatë luftës në Kosovë dha kontribut të çmuar për lirinë e Kosovës. Me vdekjen e Kofi Annan, bota ka humbur një diplomat dhe një paqedashës humanitar”, ka shkruar Veseli.

Kofi Annan, ishte Ish-Sekretar i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara, i cili është ndarë nga jeta sot në moshën 80 vjeçare.

Lajmin e ka bërë të ditur Agjencia e Migracionit e Kombeve të Bashkuara përmes llogarisë së tyre zyrtare në Twitter.

“Sot mbajmë zi për humbjen e një njeriu të madh, një lideri dhe një vizionari: ish-Sekretarit të Përgjithshëm të OKB’së, Kofi Annan”, thuhet në postimin e tyre.

    Data: 18 Gusht 2018 18:46
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera