Kthehu lart

Vdiq Sefedin Nuredini, artisti i madh i skenës shqiptare

Vdiq Sefedin Nuredini, artisti i madh i skenës shqiptare GazetaExpress

Ka vdekur mbrëmë aktori dhe regjisori i shquar i skenës shqiptare në Maqedoni, por edhe më gjerë, Sefedin Nuredini, njofton Gazeta Express..

Sefedin Nuredini është nga Kumanova, ka diplomuar në Fakultetin e Arteve Dramatike në Shkup, ndërsa hapat e parë në skenë i bën nga mesi i viteve 70 në Teatrin Shqiptar të Shkupit, atëherë Teatri i Kombësive, ku punoi deri në fund të jetës së tij. Rolin e fundit e realizoi vetëm pak muaj më parë në skenën e po këtij teatri, si kryepersonazh në dramën "Të gjithë bijtë e mi" të Arthur Milerit.

Sefedin Nuredini interpretoi numër të madh rolesh që do të mbahen mend, si në teatrin amë, ashtu edhe nl skena të tjera të shumta. Gjithashtu realizoi me sukses si regjisor disa shfaqje teatrore dhe filma.

Aktori vuante nga një sëmundje e rëndë në mushkëri.

Me rastin e vdekjes së Sefedin Nuredinit, në Teatrin Komedia në Shkup do të mbahet mbledhje komemotrative me fillim në orën 12:00, ndërsa varrimi i tij do të bëhet në orën 14:00 në varrezat Butel në Shkup. /Gazeta Express/

    Data: 15 Janar 2017 09:11
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera