Kthehu lart

Vdes motoçiklisti që u aksidentua një javë më parë

Vdes motoçiklisti që u aksidentua një javë më parë GazetaExpress

Ka vdekur një 62 vjeçar nga Prizreni i cili kishte pësuar aksident me motoçikletë një javë më parë. Ai kishte marrë plagë serioze më 10 gusht kur pësoi aksident në lagjen ‘Bajram Curri’ në Prizren.

Prej 8 ditësh ai po mjekohej në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zyra e policisë së Kosovës në qytetin e Prizrenit.

“Sot, policia në Prizren është informuar se ka ndërruar jetë një motoçiklist i vitlindjes 1956 i cili kishte pësuar në një aksident të datës 10 gusht që pati ndodhur në Lagjen “Bajram Curri”. Viktima kishte pësuar plagë serioze për të cilat po trajtohej në QKUK”, thuhet në njoftim.

Me urdhër të Prokurorit, trupi i pa jetë dërgohet për autopsi.

    Data: 18 Gusht 2018 18:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera