Kthehu lart

Vdes matematicieni më i shquar në botë

Vdes matematicieni më i shquar në botë GazetaExpress

Një nga matematicienët më të shquar në botë, Sir Michael Atiyah, ka vdekur në moshën 89 vjeçare.

Atiyah, i cili ka punuar në Universitetin e Cambridget para se të dilte në pension, dha kontribut të jashtëzakonshëm në gjeometri dhe topologji.

Ai është nderuar me çmimin më të lartë në matematikë, Fields Medal. Atiyah vdiq të premten (dje).

Vëllai i tij Joe i tha BBC News, se ai ishte një nga matematicienët më të rëndësishëm të shekullit të 20-të.

Atiyah ishte gjithashtu ish-president i Royal Society, një nga nderimet më të larta që një shkencëtar britanik mund të marrë.

Presidenti aktual i Royal Society, Venki Ramakrishnan e përshkruajti atë si një ‘matematicien të shkëlqyer’.

Atiyah ishte i njohur për zhvillimin e një dege të matematikës të quajtur teoria topologjike “K” dhe teoria e indeksit “Atiyah-Singer”./oranews


    Data: 12 Janar 2019 17:44
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera