Kthehu lart

Kanada: Vdes foshnja pasi që babai e harron në makinë

Kanada: Vdes foshnja pasi që babai e harron në makinë GazetaExpress

Një djalë i vogël 6 muajsh është gjetur i vdekur nga babai i tij pasi që ai e kishte harruar atë në veturë.

Babai kishte shkuar të e marrë fëmijën në çerdhe në ora 5:30 të premtën, por punëtorët e çerdhës i kishin thënë atij se nuk e kishin parë fëmijën gjatë gjithë ditës.

Burri më pastaj ka kuptuar që kishte harruar të e dërgonte fëmijën në çerdhe, dhe e kishte lënë atë në veturë.

Ndihma e shpejtë kishte tentuar të e shpëtonte foshnjën por ishte deklaruar i vdekur në vendin e ngjarjes. Prindërit e fëmijës kanë pësuar shok dhe janë dërguar menjëherë në spital./GazetaExpress/

    Data: 23 Qershor 2018 18:00
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera