Kthehu lart

​Vdekje e dyshimtë në Zveçan

​Vdekje e dyshimtë në Zveçan GazetaExpress

Një person i komunitetit serb është gjetur pa shenja jete në fshatin Loziste të Zveçanit.

Policia e Kosovës thotë se dyshohet që i njëjti është vetëvrarë duke aktivizuar një mjet shpërthyes.

"Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull K-Serb pasi që dyshohet se i njëjti është vetëvrarë duke aktivizuar një mjet shpërthyes", ka njoftuar PK-ja. 

Në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet përkatëse, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

    Data: 15 Gusht 2018 09:47
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera