Kthehu lart

Vazhdojnë mesazhet frustruese të qytetarëve për Thaçin: Na e ke pru punën me ikë sërish për Hungari

Vazhdojnë mesazhet frustruese të qytetarëve për Thaçin: Na e ke pru punën me ikë sërish për Hungari GazetaExpress

Dëshpërimi i qytetarëve kosovarë rreth punës dhe veprimeve të fundit të presidentit Hashim Thaçi po vazhdon. Tash, qytetarët e Kosovës nga këto veprime po paralajmërojnë se edhe do të largohen nga Kosova.

Kështu të paktën thuhet në një video që një lexues i ka dërguar Gazetës Express.

“Ngo mirë bre Hashim Thaçi, na e ke pru punën me vjerrë qët djalë në vjerse të çelësave edhe me hec për Hungari”, thuhet në videon e dërguar.



E ky nuk është reagimi i parë i kosovarëve rreth punës së Thaçit. Dy ditë më parë një mërgimtar ka postuar një video në Facebook, përmes së cilës ka akuzuar të parin e vendit, Hashim Thaçi, dhe kryeministrin Ramush Haradinaj se pse ia kanë lejuar vizitën, shkruan Express.

Përmes një video në Facebook, një mërgimtar ka fajësuar krerët e shtetit se nuk e kanë penguar Vuçiqin të vijë në Kosovë. Ai ka thënë se që të dy, Presidenti Thaçi dhe kryeministri Haradinaj, do të mundë ta pengonin atë.

Videoja është bërë virale dhe është shpërndarë mijëra herë nga përdorues të Facebook-ut. /Express/

    Data: 12 Shtator 2018 13:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera