Kthehu lart

Turqia ndalon përdorimin e valutave të huaja në tregun vendor

Turqia ndalon përdorimin e valutave të huaja në tregun vendor GazetaExpress

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajib Erdogan, me anë të një dekreti ka ndaluar përdorimin e valutave të huaja në tregun vendor.

Në këtë vendim do të përfshihen edhe kontratat e shit-blerjeve dhe qerave të cilat do të bëhen vetëm përmes valutës turke, lirës.

Gjatë fjalimit në konfederatën e tregtarëve në Ankara, presidenti u shpreh se biznesmenët duhet të punojnë në të mirën e ekonomisë së Turqisë.

“Askush nuk duhet të kryejë biznes në valuta të huaja, përveç atyre që eksportojnë apo importojnë mallra”, ka thënë Erdogan.

Lira ka humbur afërsisht një të tretën e vlerës së saj të dikurshme, në krahasim me dollarin amerikan, që nga janari i këtij viti. Më herët, Erdogan kishte kërkuar nga populli që t’i shndërrojnë dollarët dhe eurot e tyre në lira, shkruan BBC, përcjell Klan Kosova.
Në vendimin e stë enjtes, që u publikua edhe në gazetën zyrtare të qeverisë, thuhet se kontratat e mëhershme të bëra me valuta të huaja, duhet të ndryshohen brenda 30 ditëve.

Marrëveshjet për blerje apo dhënie me qera në Turqi shpesh bëhen me euro dhe dollarë, duke pasur parasysh të huajt që jetojnë në këtë shtet.
Aktualisht lira është duke shënuar një rritje modeste.

    Data: 13 Shtator 2018 18:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera