Kthehu lart

Tmerrohet nëna, gjeti gjarprin vdekjeprurës në krevatin e vajzës

Tmerrohet nëna, gjeti gjarprin vdekjeprurës në krevatin e vajzës GazetaExpress

Një nënë nga Melburni ka nxjerrë shtëpinë në shitje dhe është betuar që nuk do kthehet më aty pasi u trondit nga një gjarpër.

Ajo mbeti e shtangur kur shkoi tek krevati i vajzës së saj të vogël dhe gjeti pranë saj zvarranikun vdekjeprurës. Ishte hera e dytë brenda dy ditësh që ajo gjente në shtëpi gjarpërinj vdekjeprurës.

Heath Morehu tha se shkoi të vendoste vogëlushen tre muajshe në gjumë rreth orës 9 të mbrëmjes dhe mbeti e shtangur.

Gjarpri 60 cm kishte hyrë në krevat. E tmerruar, mori vajzën dhe i kërkoi bashkëshortit që ta hiqte zvarranikun.

Fatmirësisht asnjëri nuk pësoi ndonjë lëndim.


    Data: 11 Shkurt 2019 21:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera