Kthehu lart

Thaçi tash kundër krijimit të ushtrisë: Është veprim kokë më vete që çon në izolim

Thaçi tash kundër krijimit të ushtrisë: Është veprim kokë më vete që çon në izolim GazetaExpress

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në konferencën për media është pyetur edhe rreth transformimit të FSK-së në ushtri të Kosovës. Ai ka thënë se nuk është i informuar dhe nuk beson se janë të informuar as partnerët tanë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe NATO-ja për këtë veprim të Qeverisë.

Thaçi kishte dështuar vitin e kaluar me një iniciativë personale duke e sponsoruar nga zyra e tij Ligjin për Krijimin e Ushtrisë.

Ai ka thënë se vetëm në vitin 2014 ka pasur mundësi të krijohet ushtria.

“Tani rrethanat janë ndryshe. Ne kemi filluar tash e një kohë, pas iniciativës sime, bashkë me bashkësinë ndërkombëtare një proces të vetëdijesimit dhe kemi arritur në një fazë shumë të rëndësishme të koordinimit. Sepse, kur themelohen Forcat e Armatosura të Kosovës, duhet të jenë të mirëpritura, një proces i hapur, i sigurt për partneritetin për paqe dhe NATO-n, dhe jo ndonjë veprim kokë në vete, i cili lëndon rëndë misionin shumetnik të Forcave të Armatosura të Kosovës. Kështu që, një veprim i njëanshëm e çon në izolim. Një veprim i koordinuar i hap rrugë të sigurt zhvillimit, forcimit, lëvizjes kah partneriteti për paqe dhe pastaj edhe në NATO”, ka thënë Thaçi.

    Data: 13 Shtator 2018 12:04
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera