Kthehu lart

Thaçi, Mustafa e Veseli heshtin për trenin e Serbisë

Thaçi, Mustafa e Veseli heshtin për trenin e Serbisë GazetaExpress

Asnjëri prej udhëheqësve shtetërorë s’ka thënë asnjë fjalë për trenin e Serbisë që pritet të hyjë sot në Kosovë pa marrë kurrfarë leje të Prishtinës. Presidenti Thaçi, Kryeministri Mustafa dhe Kryeparlamentari Veseli kanë heshtur deri më tash. Vetëm Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka kërkuar ndihmën e BE’së për të ndalur trenin e Serbisë.

Një tren i udhëtarëve i Serbisë, dhuratë nga Rusia, është nisur për në Kosovë. Pasagjerë të këtij treni janë edhe zyrtarët e Qeverisë së Serbisë dhe të Hekurudhave serbe.

Mirëpo, në Kosovë, vetëm Ministrja për Dialog, Edita Tahiri ka folur dhe atë me Brukselin nga i cili ka kërkuar ndihmë për të mos lejuar trenin që e Serbisë të hyjë në Kosovë.

Në krejt këtë situatë, Hashim Thaçi, Isa Mustafa e Kadri Veseli, tre udhëheqësit e Shtetit kanë vazhduar të heshtin. S’e kanë thënë asnjë fjalë për këtë problem.

Sidoqoftë, Ministrja për dialog e Kosovës, Edita Tahiri, ka thënë se kjo është një ndërhyrje agresive në sovranitetin shtetëror të Kosovës dhe një dëshmi tjetër se Serbia po dëshiron ta destabilizojë Kosovën.

Ajo ka kërkuar nga Bashkimi Evropian që ta ndal trenin ilegal të Serbisë në shtetin e Kosovës.

“Serbia po vazhdon me provokime të rënda ndaj Kosovës në kundërshtim me frymën e dialogut të Brukselit për normalizimin e marrëdhënieve fqinjësore mes dy shteteve”, tha Edita Tahiri dhe ka shtuar se “Serbia po bëhet rrezik për paqen dhe stabilitetin në rajon, dhe faktori ndërkombëtar duhet ta ndal Serbinë”.

 

 

 

    Data: 14 Janar 2017 11:28
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera