Kthehu lart

Thaçi flet për raportet me Haradinajn

Thaçi flet për raportet me Haradinajn GazetaExpress

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur për raportin e tij me kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj.

I ftuar ne emisionin DPT te Fidani në T7 presidenti Hashim Thaçi thotë se nuk ka mosmarrëveshje me të parin e qeverisë.

“Debati politik nuk me prish me askënd’, tha Thaçi.


“Krejt minore janë të tjerat në raport me prioritetet shtetërore”, thotë Thaçi.

Sipas tij prishje raporti me shefin e ekzekutivit nuk kishte as gjatë qëndrimit të dyshes në Nju Jork në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

“Është vetëm një lajm i rrejshëm’, shtoi ai.

Ditë më parë përballë e nga distanca Presidenti e Kryeministri sulmuan njëri-tjetrin .

I pari ia nisi Kryeministri në Marinë.

E Presidenti po ashtu ishte i ashpër , madje i përmendi edhe shkarkimin Haradinajt.

    Data: 15 Tetor 2018 23:22
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera