Thaçi bën pak dramë: Takimi me Vuçiqin ishte shumë i vështirë

Në Bruksel ka përfunduar takimi i parë në kuadër të fazës finale të dialogut për normalizimin e raporteve Kosovë-Serbi mes dy presidentëve dhe përfaqësues së lartë të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini.

GazetaExpress

Pas takimit, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi e ka quajtur të vështirë takimin në Bruksel.

“Realisht ka qenë më i vështirë sesa që po flas dhe më i rëndë por të gjithë duhet kuptuar që këto janë probleme një shekulli të grumbulluara prandaj unë nuk jam naiv të mendoj se do të gjejmë zgjidhje magjike të menjëhershme për të ardhmen. E di se me marrëveshje do të mund të fitojmë shumë të dyja palët, por jam i frikësuar se nëse nuk arrijmë marrëveshje do të humbim shumë sepse do të lëndojmë të ardhmen europiane, do të vonojmë të ardhmen europiane dhe do të mbesim vende të izoluara”, shtoi ai.

“Nuk mund të mbesim viktimë e të kaluarës së hidhur por duhet të shikojmë nga benificionet e së ardhmes për vendin e qytetarët tanë’, tha Thaçi.

“Ky është momentum i duhur dhe përndryshe nëse e humbin këtë momentum do të paguajmë shtrenjtë të dy palët. Sot nuk kemi diskutuar për çështje konkrete, kemi diskutuar për rrugën se si do të shkojmë për rrugën përfundimtare të gjetjes së zgjidhjes për popujt tonë. Jetojmë pranë njëri-tjetrit e njohim njëri-tjetrin dhe duam të ndërtojmë raporte normale”, ka thënë Thaçi.

Të tjera

Lajmet e fundit