Kthehu lart

Talebanët vranë 14 ushtarë afganë në provincën Herat

Talebanët vranë 14 ushtarë afganë në provincën Herat GazetaExpress

Zyrtarët provincialë të krahinës perëndimore afgane të Heratit kanë deklaruar se luftëtarët talebanë e kanë organizuar një sulm të koordinuar gjatë natës në dy baza ushtarake afgane, duke lënë të vrarë 14 ushtarë dhe duke i zënë robër 21 të tjerë.

Njëri nga zyrtarët tha se sulmi filloi në rajonin ku gjendet një ndër bazat kryesore të forcave ajrore të Afganistanit, rreth 110 kilometra larg kufirit me Iranin. Raportohet se luftimet kanë zgjatur gjashtë orë, duke vazhduar deri në mëngjesin e hershëm, para se të arrinin përforcime dhe t’i largonin sulmuesit.

Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ka thënë se në këtë sulm janë vrarë 10 ushtarë, por autoritetet krahinore kanë thënë se 14 ushtarë janë të vdekur. Besohet se në këtë sulm kanë marrë pjesë rreth 200 luftëtarë talebanë, të cilët kanë qenë të armatosur me armë të gjata dhe granatahedhës. Ndërkaq, në anën e talebanëve raportohet se kanë mbetur të vdekur 30 luftëtarë, shkruan “Free Europe”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 07 Dhjetor 2018 16:02
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera