Kthehu lart

Taksa nuk ia lë shenjë Serbisë, vazhdon fushata për heqjen e njohjeve

Taksa nuk ia lë shenjë Serbisë, vazhdon fushata për heqjen e njohjeve GazetaExpress

Përderisa zyrtarë kosovarë që angazhohen për heqjen e taksës me arsyetimin se ajo e ka arritur qëllimin dhe e ka ndalur fushatën e Serbisë, në Beograd nuk e kanë ndërmend të ndalen. Kryediplomati serb Ivica Daçiq thotë se më 21 janar edhe një shtet do ta tërheqë vendimin për njohjen e pavarësisë së Kosovës.

Daçiq ka cituar homologun e tij rus Sergei Lavrov të ketë thënë se “është sukses historik që 12 shtete e kanë tërhequr njohjen ndaj Kosovës”

Ai thotë t’i jetë kërkuar që të pezullojë për gjashtë muaj veprimtarinë e tyre kundër shtetësisë së Kosovës, në mënyrë që autoritetet kosovare të heqin taksën prej 100 për qind ndaj produkteve serbe.

"Të gjithë e dinë se na kanë kërkuar që të pezullojmë aktivitetet tonë për gjashtë muaj, ashtu që ata të tërheqin tarifën që na e kanë vënë", ka deklaruar Daciq. 

Kryediplomati serb thotë se asnjëherë nuk janë ndaluar me fushatën e tyre kundër shtetit të Kosovës, transmeton Gazeta Express.

“Ata kanë thënë në Këshillin e Sigurimit se u bëjnë thirrje të gjitha shteteve që ta pranojnë shtetësinë e Kosovës. Ne nuk jemi pajtuar me këtë dhe kemi vazhduar me punën tonë”, është shprehur Daciq.

"Nesër ne do t’i vazhdojmë negociatat dhe e hëna do të jetë dita kur një shtet tjetër pritet ta tërheqë njohjen”, ka thënë Daciq për “Happy TV”. /Express/

    Data: 18 Janar 2019 12:59
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera