Kthehu lart

Tahiri – mërgimtarëve: Aman, veç nja dy vjet mos e vizitoni Kosovën

Tahiri – mërgimtarëve: Aman, veç nja dy vjet mos e vizitoni Kosovën GazetaExpress

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Labinot Tahiri ka një lutje për mërgimtarët të cilët pothuajse çdo verë vijnë për pushime në Kosovë. Ai vlerëson lartë kontributin e diasporës për vendin ndërkohë që mendon se ky kontribut nuk po vlerësohet nga vendësit.

“Ato qe po flasin kështu për gurbetqarët, le ta din mirë se vetëm dy vite mos me ardhë në Kosovë e shohim se si janë punët pastaj”, thotë ai.

“Unë ju bej apel mos hajdi aman vetëm nja dy viteeeee se jena qu pesh disa nga ne me këto padrejtesi që bëhen ne vendin tonë...!”, thotë këngëtari.

“Marre te thuhet se po vijne me i ndreq dhëmbet, po vijnē shacat, ata po shesin mend e shumë fjale te tjeraaaa...! Po a jan ata familjar tanë apo janë te huaj? Mani se ka Zot’, thekson ai, duke përmendur remitencat që Kosova fiton.

“Për dy vite 1 miliardë e gjysëm i sjellin në Kosovë, ndërsa disa nga ne, me shumë i'u behemi të huajve Servil, se sa e duam ate qe kontriboj për vendin.Zoti ju bekoftë. Labi????????????”, shkruan ai në Facebook.

Në vit, vlera e parave të dërguara nga diaspora sipas të dhënave zyrtare të Bankës Qendrore të Kosovës arrin shumën e rreth 600 milionë euro.

    Data: 18 Gusht 2018 19:51
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera