Kthehu lart

Tahiri: E papranueshme që një zyrtar të mbajë armë

Tahiri: E papranueshme që një zyrtar të mbajë armë GazetaExpress

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka komentuar rastin e gjuajtjes me armë nga një pjesë e kabinetit të Qeverisë Haradinaj dhe rastin gjyqësor ndaj tyre.

Ministri i Diasporës, Dardan Gashi dhe ai i Tregtisë, Endrit Shala, kishin gjuajtur me armë në odën e zëvendëskryeministrit Fatmir Limaj teksa festonin lirimin e këtij të fundit nga akuzat për korrupsion. 

Prokuroria e Gjakovës kishte ngritur aktakuzë ndaj tyre për posedim të paautorizuar të armëve, ndërsa sot u shty seanca për shkak të kërkesës së avokatëve mbrojtës.

Në Puls të KTV-së, Tahiri e ka quajtur këtë rast “gjest të pahijshëm”.

“Ka qenë gjest i pahijshëm pavarësisht pozitës që mbajnë. Nuk dua të komentoj më shumë. Duhet të presim verdiktin”, ka thënë ai duke shtuar se në një shtet sovran nuk i duhet asnjë qytetari arma. 

“Sidoqoftë te zyrtarët është e papranueshme”, ka shtuar ai.

    Data: 11 Shkurt 2019 21:19
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera