Kthehu lart

Smart Film Awards – gara e filmave të xhiruar me smartphone

Smart Film Awards – gara e filmave të xhiruar me smartphone GazetaExpress

Innovation Centre Kosovo (ICK) dhe CID Tirana sjellin edicionin e parë të “Smart Film Awards”, garës unike të filmave me metrazh të shkurtër (deri në 5 minuta) të cilët pasqyrojnë jetën e ndërmarrësve të rinj në Shqipëri dhe Kosovë. Ky aktivitet është pjesë e projektit regjional të inovacionit dhe mbështetet nga Ambasada e Norvegjisë.

Deri më 15 Prill është e hapur thirrja për regjistrim në edicionin e parë të Smart Film Awards. Të rinj e talentuar 16-35 vjeq të cilët aspirojnë industrinë e filmit dhe kanë ide për krijimin e projekteve filmike me qëllim të promovimit të ndërmarrësisë dhe ndërmarrësve të rinj, ftohen të regjistrohen në këtë aktivitet me karakter garues, dhe të kualifikohen për shpërblimet e shumta që ofrohen.

Thirrja për aplikim është e hapur për shtetas të Republikës së Kosovës dhe Shqipërisë, ndërsa projektet filmike duhet të jenë në gjuhën shqipe, angleze apo serbe (titrat në anglisht janë të domosdoshme). Formati i filmit duhet të jetë MP4, ndërsa për t’u regjistruar një ekip duhet të ketë së paku dy anëtarë. Të gjithë të interesuar duhet të regjistrohen duke hapur llogari KËTU. E njëjta llogari  shërben për të ngarkuar projektin final. Projektet finale duhet të ngarkohen në platformë më së largu deri më 15 Maj 2018 (një muaj nga data e regjistrimit të ekipeve).

Për të gjithë të regjistruarit, organizatorët do të ofrojnë punëtori profesionale prej pre-production deri në post-production. Punëtoritë të cilat do të mbahen në Tiranë dhe Prishtinë do të mbulojnë krijimin e tregimit, protagonistët, skenarin, kthesat dramaturgjike, “storyboard”, tranzicionet, kenografinë, krijimin e ekipit, gjetjen e lokacioneve si dhe zhvillimin estetik të filmit. Pjesëmarrësit në punëtori po ashtu do të kenë mundësi të marrin pjesë në ushtrimeve, të cilat do të mbulojnë xhirimin, planifikimin, editimin, titrimin, editimin dhe eksportin.

Në ceremoninë gala e cila pritet të organizohet në fund të muajit Maj në Tiranë, përveq transmetimit të të gjithë filmave pjesëmarrës, juria profesionale (e cila pritet të publikohet së shpejti) do të përzgjedhë tri projektet fituese të edicionit të parë. Vendi i tretë do të shpërblehet me 1,000 Euro, vendi i dytë me 2,000 Euro, ndërsa vendi i parë do të jetë fitues i shpërblimit prej 3,000 Euro, bursave për trajnime profesional në fushën e filmit, promovim si dhe mundësi për pjesëmarrje në festivalet e filmit nga Kosova, Shqipëria dhe rajoni.

    Data: 03 Prill 2018 11:45
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera