Kthehu lart

Shpërthim bombe në Irlandën Veriore

Shpërthim bombe në Irlandën Veriore GazetaExpress

Një bombë ka shpërthyer në veturë pranë një gjykate në Londonderry të Irlandës Veriore. Shpërthimi ndodhi rreth orës 20 e 15 minuta, pak kohë pasi policia e kishte marrë një paralajmërim. Nuk është raportuar për persona të lënduar.

Zyrtarët policorë ishin të pranishëm në kohën kur ndodhi shpërthimi. Ata e kanë rrethuar skenën dhe i kanë evakuuar ndërtesat përreth vendit të ngjarjes. Besohet se vetura në të cilën ndodhi shpërthimi ishte vjedhur pak orë para shpërthimit.

Policia thotë se në këtë lokacion ndodhet edhe një veturë tjetër e dyshimtë dhe i kanë këshilluar banorët që të përgatiten për t’u larguar për arsye të sigurisë. 

Një banor ka thënë se dritaret e banesës së tij janë dridhur nga shpërthimi. “Ishte shumë i fuqishëm, e dita që është bombë”, tha Greg McMaughlin, shkruan “BBC”, transmeton Gazeta Express.

    Data: 20 Janar 2019 10:41
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera