Kthehu lart

Shpallet konkurs për stafin akademik të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup

Shpallet konkurs për stafin akademik të Universitetit ‘Nënë Tereza’ në Shkup GazetaExpress

Studentëve të vitit akademik 2016-2017 po u hapet edhe një tjetër opsion për studime. Ministri i arsimit dhe Shkencës Pishtar Lutfiu, sot bëri shpalljen e konkursit për staf akademik, e cila parasheh 84 vende pune, që do të thotë 5 fakultete dhe 14 programe.

Sot Ministri i Arsimit dhe Shkencës në press konferencë për media:

Fillimish bëri një kronologji të aktiviteteve dhe zhvillimeve në lidhje me Universitetin e ri “Nënë Tereza” në Shkup.

Dhjetor 2015 Kuvendi votoi ligjin për themelimin e Universitetit “Nënë Tereza në Shkup
Maj 2016 Qeveria i emroi antarët e Komisioneve amë
Qershor 2016 Mbledhje intenzive të komisioneve amë
Qershor 2016 Qeveria nxjer konkluzion për konfirmimin e kuotës prej 1220 studentë, për regjistrimin në vitin e parë të studimeve, në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2016/2017
Korik 2016 Komisionet amë pregaditën raportet përfundimtare për ecurinë përgaditore për nismën e punës të Universitetit, shqyrtuan prioritetet për zgjedhjen e kuadrit arsimoro-shkencor dhe të bashkëpuntorëve (asistentevë – doktorantëvë), shqyrtimi i hapësirave për realizimin e veprimtarisë arsimore shkencore dhe paisjeve tjera.

Sot u bë shpallja e konkursit për 84 punsime, nga të cilët 42 Profesorë dhe 42 bashkëpuntorë (asistentë), për 5 Fakultetet e Universitetit “Nënë Tereza” në Shkup me gjithsej  14 Programe studimore.

Konkursi do të jetë i hapur 8 ditë dhe pas mbarimit të afatit komisionet amë do të bëjnë përzgjedhjen e stafit akademik.

Pason aktiviteti për zgjedhjen e organeve të Universitetit dhe shpallja e konkursit për regjistrimin e studentëve në vitin e parë të studimeve në vitin e parë akademik 2016/2017.

Konkursin do te mund ta gjeni në webfaqen e  ministrisë arsimit:

http://mon.gov.mk/index.php/konkursi

/TetovaSot/


    Data: 18 Gusht 2016 16:56
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera