Kthehu lart

Shala thotë se serbët duan të jenë pjesë e FSK’së

Shala thotë se serbët duan të jenë pjesë e FSK’së  GazetaExpress

Haxhi Shala, kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen të FSK-së, ka thënë serbët janë të interesuar të bëhen pjesë e kësaj force, pavarësisht politikës së Beogradit.

“Ka të ri serbë që janë të interesuar të bëhen pjesë e Forcës së Sigurisë së Kosovës. Rreth 300 aplikacione presin që të bëhen pjesë e kësaj force”, ka thënë Shala në Info Magazine.

Shala këto deklarime i ka bërë pasi sot komisioni që udhëheq ai ka organizuar një debat publik për pakon e Projektligjeve për Forcën e Sigurisë së Kosovës, me pjesëtarët e komunitetit joshqiptar.

“Edhe në Çagllavicë pati shumë të ri të interesuar. Ata nuk po bien pre e politikës së Beogradit, nuk po bien në lajthitje. Ata kanë filluar të jetojnë më realitetin e krijuar në Kosovë. Nuk po mendojnë për të tjerët. Vend më të mirë të punës së në FSK nuk ka sot. Ata dëshirojnë të jetojnë me këtë fakt”.

“Ne ju treguam se FSK është në mbështetje të të gjithë qytetarëve dhe se FSK është e të gjithëve dhe jo ajo e atyre qëndrimeve që ka Beogradi”.

Shala tutje ka thënë se Kosova nuk po e bën ushtrinë për shkak se frikësohen nga dikush, por për shkak të sigurisë kolektive dhe të ardhmes së saj në NATO.
“FSK vetëm do t’i shtohen kompetencat. Është një fazë transitore e cila e përgatit këtë forcë për tu bërë pjesë e NATO-s”.

    Data: 09 Nentor 2018 18:39
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera