Kthehu lart

Shala: Rezoluta e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës, s’bie ndesh me Kushtetutën

Shala: Rezoluta e propozuar nga përfaqësuesit e Luginës, s’bie ndesh me Kushtetutën GazetaExpress

Blerim Shala, këshilltar politik i presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, në emisionin “Pressing”, me Leonard Kerqukin, në televizionin T7, ka folur per Rezoluten e propozuar nga perfaqesusit e Lugines.

Shala ka thënë se rezoluta që mund të nxirret nga Kuvendi i Kosovës është vetëm qëndrim politik, që sipas tij do ta forconte pozicionin e Kosovës në dialog.

“Rezoluta është diçka politike. Vetëm e forcon pozicionin dialogues të Kosovës. Nuk do të sjell asnjë pengesë apo diçka tjetër”, ka thënë Shala.

Ai ka treguar se nëse Lugina i bashkohet Kosovës nuk do të ketë asnjë shkelje të Kushtetutës..

“Bashkimi i Luginës nuk bie  ndesh me kushtetutën e Kosovës. Nuk do të sjell asnjë telashe”, ka thënë Shala.

    Data: 12 Shtator 2018 21:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera