Kthehu lart

Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë?

Sekreti presidencial: Përse Donald Trump kurrë nuk bart unazë? GazetaExpress

Gjithnjë e më shumë meshkuj vendosin që pas martesës megjithatë të mos bartin unazë, ndër ta janë edhe meshkujt më të fuqishëm të botës

Kryetari amerikan, Donald Trump, është ndër meshkujt të cilët kanë vendosur që simbolin e bashkësisë familjare megjithatë ta mbajnë në kutinë e stolive, në vend që ta bartin me krenari në dorën e djathtë.

Kur në vitin 2004 ka vendosur të fejohet me Melanija Knavs, manekine me prejardhje sllovene, të cilën e ka njohur më 1998, në dorën e saj ka vënë unazën e fejesës në vlerë prej 1.5 milionë dollarësh.

Janë kurorëzuar pas një viti, ndërkaq Melania si zonja Trump është bërë pronare e diamantit prej 13 karatëve!
Kryetari Trump ka vendosur që fare të mos bartë unazën.
Ai kurrë nuk është shprehur haptas për atë përse ka marrë një vendim të tillë, mirëpo kjo ka ndikuar shumë në marrëdhënien e tij me Melanian, gjë që shumica e kanë vërejtur që në rastin e inaugurimit.

Kjo nuk është risi për të, sepse në fotografi me gruan e tij të parë, Ivana Zelnickova, edhe kjo manekine, në dorën e tij asgjë nuk shkëlqen.

Gjatë martesës së dytë, me Marla Maplesin kohë pas kohe kemi mundur ta shihnim me unazë në dorë.
Edhe një mashkull me ndikim dhe i njohur i cili është në martesë të lumtur por që nuk bartë unazë.
Fjala është për princin Williams, i cili ka thënë që ajo që nuk bart unazë është zgjedhje personale.

– Mendoj që ata me këtë vendim dërgojnë porosi të caktuar. Kjo mund të thotë i hapur për tradhti, qoftë në realitet, qoftë në imagjinatë, ka thënë psikoterapeuti Jim Seyfer.
Revista New York ka dhënë shpjegim paksa më të butë për sjelljen e këtillë të meshkujve.
Sipas mendimit të saj, meshkujt të cilët vendosin që të mos bartin unazën thjesht nuk dëshirojnë të jenë të definuar sipas statusit të tyre.
– Njëherë kur ju vihet etiketa e mashkullit të martuar, ju ulet interesimi të cilin e merrni nga njerëzit të cilët mund të jenë të interesuar për ju. Atëherë ata vetë plotësojnë zbrazëtinë dhe arrijnë mendim të caktuar për ju.
Me një fjalë, bëheni stereotip, ka thënë drejtori komercial tridhjetëvjeçar i cili ka qenë 12 vjet i martuar. Natyrisht, për Trumpin të gjithë e dinë që në martesë ka bartur apo jo unazë.
Mirëpo disa meshkuj thjesht nuk bartin stoli, sepse nuk ndihen rehat apo nuk dëshirojnë t’i bartin. Nëse jemi të sinqertë, kryetari Trump nuk bart kurrfarë stolie. Së paku tek ai nuk shihen.

    Data: 20 Qershor 2018 13:07
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera