Kthehu lart

Samiti i Frankofonisë ia hap dyert zyrtarëve kosovarë në Armeni

Samiti i Frankofonisë ia hap dyert zyrtarëve kosovarë në Armeni GazetaExpress

Në shtetin që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës po merr pjesë edhe vendi ynë. Bëhet fjalë për samitin e Frankofonisë që po mbahet në Jerevan të Armenisë. Njoftimin për pjesëmarrje e ka bërë të ditur presidenti Hashim Thaçi.

Përmes një postimi në FB ai shkroi se në mesin e 80 shteteve pjesëmarrëse në samitin që ndan dhe promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë është edhe Kosova.

“Sot nisi punimet Samiti i 17-të i Frankofonisë, në Jerevan të Armenisë, duke bashkuar përfaqësues të mbi 80 shteteve të botës. Republika e Kosovës ndan dhe promovon vlerat humaniste dhe universale të Frankofonisë, si dhe promovon në vijimësi gjuhën dhe kulturën frënge të hapësirave frankofone. HTH”, ka shkruar presidenti në FB.




    Data: 11 Tetor 2018 13:01
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera