Kthehu lart

Sa ishte numri i protestuesve të shtunën? Dikush ka bërë një kalkulim

Sa ishte numri i protestuesve të shtunën? Dikush ka bërë një kalkulim Foto | Rudina Hoti GazetaExpress

​Një person po pretendon se Policia e Kosovës nuk e tha të vërtetën.

Sipas tij, në protestën e djeshme nuk ishin 7 mijë protestues siç raportoi Policia, por ishin 40 mijë e 131 persona.

Ky është Levent Kasemi.

Ai madje ka marr disa shembuj se si kalkulimi i numrit të pjesëmarrësve në protestë

Kasemi thotë se duke u bazuar në disa profesorë të Universitetit të Bosforit, ekzistojnë metodat për kalkulimin e numrit të pjesëmarrësve nëpër turma.

Njëra prej metodave është metoda e vlerësimit të turmave (crowd size estimation) i profesorit Herbert A. Jacobs.

Në literaturë, sipas tij, për turmat normale llogaritet një person për një m2, për turma të dendura llogaritet 2 persona për m2, kurse për turmat shumë të dendura llogaritet 4 persona për m2.

Ai ka postuar edhe fotografi, suke sh[djegur se sa hapësirë kanë zënë dje protestuesit.

“Duke u referuar në google map, sipërfaqja ku u zhvillua protesta ka përafërsisht 13376.99 m2 dhe nëse llogaritet si turmë i dendur atëherë :

13376.99 X 2 = 26753.98 persona

Por duke u bazuar në fotografi dhe duke qenë pjesëmarrës ne protestë mund te themi se ka qenë një turmë shumë i dendur atëherë:

13376.99 X 4 = 53507.98 Persona

Minimum 26754 persona dhe maksimum 53508 persona nëse e marrim mesataren e këtyre mund të themi se në protestë kanë marrë pjesë 40131 persona. Pra 40131 persona kanë qenë pjesëmarrës ne protestë e jo 7000 persona”, thotë ai.

Ja edhe referencat e tij:

Referencat:

1. Dr Taylan Cemgil profesor ne departamentin e shkencave kompjuterike,

2. Dr. Erkcan Ozcan profesor ne departamentin e fizikes dhe pjesemares ne eksperimentet e CERN

3. Dr. Koray Caliskan profesor i shkencave politike

4. Jacobs method for croëd size estimation (1960,Herbert Jacobs, University of California, Berkeley)

5. http://ëëë.daftlogic.com/projects-google-maps-area-calculat…

    Data: 25 Janar 2015 17:23
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera