Kthehu lart

Rrjeti i Grave kërkon të ndryshohet logoja e 11-vjetorit të Pavarësisë

Rrjeti i Grave kërkon të ndryshohet logoja e 11-vjetorit të Pavarësisë GazetaExpress

Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) dhe Lobi për Barazi Gjinore në Kosovë (Lobi) janë të indinjuara me lansimin që iu bë rishtazi logos së 11-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku në plan të parë paraqitet vetëm silueta e një burri, duke thënë se logoja aktuale është diskriminuese dhe e papranueshme, pasi, sipas tyre, nuk njeh kontributin e grave në shtetndërtim

RrGK dhe Lobi nuk pajtohen me deklaratën e dhënë nga përfaqësuesi i protokollit të shtetit, Orhan Hajrizi, sipas të cilit logoja është dizajnuar në mënyrë që të konsiderohet si dedikim drejt formimit të ushtrisë së Kosovës.

“Jemi të bindura që puna dhe përfaqësimi i identitetit tonë shtetëror është promovuar shumë herë në këto vite nga gratë kosovare, e madje arritjet e tyre janë brohoritur nga vetë zyrtarët shtetërorë. Këto merita duhet të konsiderohen si të barabarta për nga niveli i rëndësisë dhe ritheksojmë se njohja e kontributit të grave në ndërtimin e imazhit shtetëror duhet të reflektohet edhe në logon e 11-vjetorit të pavarësisë”, thuhet në reagim.

    Data: 11 Shkurt 2019 12:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera