Kthehu lart

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, 4 të vdekur

Rrëzohet helikopteri ushtarak në Turqi, 4 të vdekur GazetaExpress

Katër ushtarë kanë humbur jetën të hënën në Turqi, kur helikopteri me të cilin po udhëtonin u rrëzua në një lagje të banuar në pjesën aziatike të Stambollit.

Helikopteri ra mes një kompleksi banesash, për fat të mirë pa shkaktuar viktima në radhët e civilëve.

Në vendin e ngjarjes mbërritën ambulanca dhe ekipe shpëtimi që bën izolimin e zonës dhe nxorën trupat nga helikopteri.

Guvernatori i Stambollit, Ali Jerlikaja konfirmoi bilancin e viktimave, por tha se shkaqet e aksidentit janë ende të panjohura.

    Data: 11 Shkurt 2019 19:15
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera