Kthehu lart

Rrëfimi emocionues i shoferit të kamionit që u bë simbol mbijetese pas shkatërrimit të urës

Rrëfimi emocionues i shoferit të kamionit që u bë simbol mbijetese pas shkatërrimit të urës GazetaExpress

Luigi Fiorillo arriti të ndalë makinën e tij një hap larg nga humnera, kur ura "Morandi" u shemb përpara syve të tij.

“Po ecja ngadalë për shkak se po binte shi, respektova distancën e sigurisë, ndoshta edhe kjo më shpëtoi”.

Këto janë fjalët e Luigi Fiorillo, shoferi i kamionit që është bërë simbol i të mbijetuarve nga shembja e  urës Morandi. Ai arriti të ndalet një hap larg humnerës.


“Po kthehesha nga një dërgesë në bregun perëndimor", tha ai për intervistën për NewsMediaset.


“Po lëvizja ngadalë, sepse shikimi u zvogëlua, pastaj gjithçka u shemb, nuk mbaj mend mirë, isha i habitur dhe i frikësuar. Frenova, e braktisa kamionin dhe u largova nga frika se gjithçka do të shembet".


Pastaj ai shton: "Unë jam gjallë falë një mrekullie".


    Data: 18 Gusht 2018 18:38
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera