Kthehu lart

Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë

Rrahje mes dy grupeve në Prishtinë Iliustrim GazetaExpress

Sonte rreth orës 21:00, në lagjen “Arbëria” në kryeqytet, përkatësisht afër marketit “Minimax” ka ndodhur një përleshje fizike mes disa personave. ​

Për këtë rast janë shoqëruar në Polici të Kosovës disa persona. Këtë e ka konfirmuar  zëdhënësja e policisë, Flora Ahmeti.

Ajo nuk ka treguar saktë sa persona janë të përfshirë në këtë përleshje.

“Sot rreth orës 21:00 janë arrestuar disa persona në lagjen Arbëria të Prishtinës. Personat e përfshirë në rrahje janë shoqëruar në stacionin e policisë”, ka thënë Ahmeti. 


    Data: 15 Gusht 2018 23:27
    Autori: GazetaExpress

    Të tjera